Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu nesër do të mbaj tubim në qytetin e Mitrovicës.
Haxhiu ka njoftuar se tubimi do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, duke filluar nga ora 16:00.
Postimi i plotë:
FTESË
Të nderuar miq,
Ju ftoj të merrni pjesë në tubimin tim elektoral në Mitrovicë, që do të mbahet të dielën, me 2 shkurt 2025, në Shtëpinë e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, duke filluar nga ora 16:00.
Gjatë këtij takimi, do të prezantoj programin zgjedhor dhe vizionin tim për të ardhmen si kandidat për deputet. Po ashtu, do të prezantoj programin e PDK-së dhe kryeministër të ardhëshem z. Bedri Hamza, për zhvillimin e vendit.
Ju mirëpres së bashku me familjarët dhe miqtë tuaj!
#PDK131 ✅
#BedriHamzaKryeministër1 ✅
#MemliKrasniqi2 ✅
#BekimHaxhiuKamishi109 ✅