-3.4 C
New York
Saturday, December 27, 2025

Buy now

Bekim Haxhiu-Kamishi: Për paga dhe pensione më të larta votoni për PDK-në dhe Bedri Hamzën

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 109, Bekim Haxhiu, ka ftuar qytetarët që nesër të votojnë për PDK-në dhe Bedri Hamzën kryeministër.

Ai ka thënë se vota për PDK-në dhe Bedri Hamzën është votë për paga dhe pensione më të larta për punëtorët dhe pensionistët.

Postimi:

Këto zgjedhje nuk janë thjesht një votë.
Janë një vendim për mirëqenien e qytetarëve dhe për të ardhmen e Kosovës.

Janë për:
prindërit që punojnë shumë e marrin pak,
pensionistët që meritojnë dinjitet,
familjet që mezi i përballojnë çmimet,
të rinjtë që duan të ardhme në Kosovë, jo larg saj.

Prandaj voto për Bedri Hamzën – PDK 130.
Voto për:
paga më të larta (nga 500 € në 750 €, nga 1000 € në 1500 €),
reformë pensionale dhe sociale, pension mbi 250€ dhe asistencë sociale 250€,
ndaljen e rritjes së tatimit në pronë,
uljen e çmimeve, nga buka deri te energjia elektrike,
luftë kundër mafisë energjetike,
Kosovë më të fortë dhe më të afirmuar në arenën ndërkombëtare,
funksionalizim të sigurimeve shëndetësore dhe barna falas.

Të gjitha këto arrihen me votë.
Prandaj voto për veten.
Voto për familjen.
Voto për Kosovën.

Bashkë. Përpara.👍
#PDK130
#BedriHamza1
#BekimHaxhiuKamishi109

Të ngjashme

Të fundit