Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 109, Bekim Haxhiu-Kamishi, ka falendëruar qytetarët e Kosovës për zgjedhjet që do të mbahen nesër (e diel).
Haxhiu ka thënë se nesër vendoset fati i Kosovës, duke bërë thirrje që të votohet PDK-ja me numrin 130 dhe atë me numër 109.
Postimi:
Të dashur miq,
Nga zemra ju falënderoj për çdo fjalë, çdo përkrahje dhe çdo hap që e bëtë së bashku me mua, PDK-në dhe kandidatin tonë për kryeministër gjatë kësaj fushate. Mbështetja juaj ka qenë forcë dhe motivim i jashtëzakonshëm.
Nesër, na pret fitorja e radhës për stabilitet, zhvillim, mirëqenie më të mirë për qytetarët dhe shpresë për Kosovën që e duam dhe e meritojmë.
Nesër, më 28 dhjetor, vendoset fati i Kosovës. Andaj, ju lus nga zemra dhe me respekt të veçantë që të votoni për Partinë Demokratike të Kosovës me numër 130, kandidatin për kryeministër z. Bedri Hamza me numër 1, dhe për mua, Bekim Haxhiu – Kamishi, me numër 109.
#PDK130
#BedriHamza1
#BekimHaxhiuKamishi109






