Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 109, Bekim Haxhiu, ka thënë se qytetarët e Obiliqit dhe Fushë Kosovës i kanë thënë “PO” programit të PDK-së dhe kryeministrit në ardhje, Bedri Hamza.
Ai ka thënë se “ky program është një vizion i qartë për një Kosovë më të mirë, më të fuqishme dhe më të zhvilluar”.
“Në Obiliq dhe Fushë Kosovë, mbështetje e fuqishme e qytetarëve për programin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kryeministrit në ardhje Bedri Hamza. Programi ynë është për ndërtimin e një të ardhme më të mirë, duke siguruar rritje ekonomike, përmirësim të mirëqenies së qytetarëve, përmirësim të shërbimeve shëndetësore dhe ngritje të cilësisë së arsimit. Ky program është një vizion i qartë për një Kosovë më të mirë, më të fuqishme dhe më të zhvilluar”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.