Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 109, Bekim Haxhiu, ka bërë me dije se reforma pensionale do të jetë e drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Haxhiu, ka thënë se me PDK-në në qeveri, pensionet do të rriten për 50 për qind dhe se do të rikthehen fondet e Trustit.
“Reformë pensionale e drejtë dhe gjithëpërfshirëse. 50% rritje e pensioneve për të gjitha kategoritë. Rikthim i kontributeve të trustit pensional për kategoritë me pension të garantuar nga shteti. Fund padrejtësive me kriterin diskriminues 15-vjeçar për pensionistët kontribut pagues. Kategorizim i drejtë sipas viteve dhe kontributit. Bashkë. Përpara”, ka thënë Haxhiu.
#PDK130
#BedriHamza1
#BekimHaxhiuKamishi109






