Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e madhe që ka marrë në Drenas gjatë fushatës zgjedhore.
“Faleminderit Drenas për këtë mbështetje kaq të madhe! Kështu masovikisht ju lus që të dalim të votojmë për PDK-në më 9 shkurt dhe ta bëjmë Bedri Hamzën Kryeministër për një Kosovë më të mirë,” ka deklaruar Haxhiu.
Ai ka theksuar se uniteti dhe përkrahja e qytetarëve janë vendimtare për të siguruar fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës dhe për të realizuar vizionin e zhvillimit të vendit.