Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu bashkë me ish-eprorin e UÇK-së, Nuredin Lushtaku ishin për vizitë dyditore tek krerët e bashkëluftëtarë e UÇK-së në Hagë.
Haxhiu ka konfirmuar lirimin e Hysni Gucatit, derisa thotë se bashkë me Lushtakun “ishin vizitorët e fundit të tij në Hagë”.
“Bashkë me gjeneralin Nuredin Lushtaku ishim në vizitë dyditore në Hagë te krerët dhe bashkëluftëtarë e UÇK-së. Çdo takim me krerët e UÇK-së është emocionues, domethënës e shpresëdhënës se drejtësia do të triumfoj dhe çlirimtarët do të kthehen fitimtarë në Kosovë.
Bashkë me Nurën takuam Hashimin, Kadriun, Jakupin, Hysniun, Nasimin dhe Calin.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=870029027824694&id=100044528135598&mibextid=Nif5oz