-8 C
New York
Monday, February 2, 2026

Buy now

Bekim Haxhiu dorëzon dy ankesa në PZAP kundër rezultateve përfundimtare të KQZ-së

- Advertisement -

Ish-deputeti Bekim Haxhiu ka njoftuar se sot ka dorëzuar dy ankesa zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) më 31 janar 2026.

Sipas Haxhiut, ankesat kanë të bëjnë me dy çështje kryesore:

Përfshirjen e 23,323 pakove të fletëvotimeve me postë nga votimi jashtë Kosovës, të cilat janë pranuar pas afatit ligjor, në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme;
Llogaritjen e gabuar të rezultatit përfundimtar, e cila, sipas tij, ka ndikuar drejtpërdrejt në ndarjen e mandateve dhe renditjen e kandidatëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Haxhiu thekson se afatet zgjedhore dhe barazia e votës nuk janë rekomandime, por garanci kushtetuese për besueshmërinë e procesit zgjedhor. Ai shton se asnjë vendim administrativ i KQZ-së nuk mund të ndryshojë ligjin dhe Kushtetutën.

“Nuk kërkoj privilegj. Kërkoj vetëm zbatim të barabartë të ligjit dhe Kushtetutës,” ka deklaruar Haxhiu, duke nënvizuar se mbrojtja e votës së ligjshme është mbrojtje e demokracisë.

https://www.facebook.com/share/p/1GFFQRSy8w/

Të ngjashme

Të fundit