Bekim Haxhiu: Dështimi për presidentin, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme në qershor

- Advertisement -

Bekim Haxhiu ka reaguar pas zhvillimeve rreth zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se vendimi i Gjykata Kushtetuese e Kosovës konfirmon se Kuvendi i Kosovës kishte detyrim ta përmbyllte këtë proces deri më 5 mars 2026.

Sipas tij, dështimi për zgjedhjen e presidentit i atribuohet Lëvizja Vetëvendosje, të cilën e akuzon për qasje të qëllimshme politike dhe përpjekje për të imponuar një kandidat partiak.
Ai shton se është dhënë një afat shtesë prej 34 ditësh për zgjidhjen e situatës. Nëse edhe ky afat nuk respektohet, vendi mund të përballet me zgjedhje të parakohshme, që sipas parashikimeve të tij mund të mbahen në fillim të muajit qershor.

Në deklaratën e tij, Haxhiu e paraqet procesin e ardhshëm zgjedhor si një përballje politike me tone të forta, duke e cilësuar si betejë mes “së vërtetës dhe mashtrimit” dhe duke theksuar përfshirjen e figurave që, sipas tij, kanë kontribuar në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Deklarata përmbyllet me mesazhin se drejtësia mund të vonojë, por sipas tij, ajo nuk harron.

Postimi i plotë:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e vulosi të vërtetën, Kuvendi kishte detyrim ta zgjedhë Presidentin deri më 5 mars 2026.

Por dështimi i qëllimshëm i LVV-së për ta bërë këtë, me synimin që vendit t’i imponojë një president militant partiak, e çoi vendin në një situatë të re.

Tashmë është dhënë edhe një afat shtesë prej 34 ditësh. Nëse edhe ky afat dështon, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, me shumë gjasë në dy javët e para të qershorit.

Sipas të gjitha gjasave, në procesin e ardhshëm zgjedhor do të jemi bashkë me çlirimtarët tanë, me ata që sakrifikuan për lirinë dhe shtetin tonë.

Zgjedhje e ardhshme nuk do të jenë të zakonshme. Do të jenë një përballje mes mashtrimit dhe së vërtetës, mes atyre që e kanë mbajtur peng shtetin dhe atyre që e kanë ndërtuar shtetin e pavarur të Kosovës.

Drejtësia mund të vonojë, por nuk harron.

Të ngjashme

Të fundit