Home Zgjedhjet 2025 Bekim Haxhiu: 10 vite të Odës së Infermierëve, sukses dhe përkushtim për një shëndetësi më të mirë

Bekim Haxhiu: 10 vite të Odës së Infermierëve, sukses dhe përkushtim për një shëndetësi më të mirë

0

Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu, ka vlerësuar lartë arritjet e Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë me rastin e 10-vjetorit të konstituimit të saj.

“Miratimi i ligjit për odat e profesionistëve shëndetësorë, konstituimi dhe funksionalizimi i tyre është një nga reformat dhe arritjet më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor në 10 vitet e fundit”, ka deklaruar Haxhiu, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të kushteve të punës për infermierët dhe përkrahjen ndaj tyre.

Ai u bëri thirrje institucioneve shtetërore që të përmbushin kërkesat e infermierëve, duke nënvizuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në sistemin shëndetësor të Kosovës.

“OIK, urime 10-vjetorin! Bashkë mund ta bëjmë një shëndetësi më të mirë”, përfundoi Haxhiu.

 

Exit mobile version