31.9 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Bekë Berisha, VV-së për përvjetorin: Me kall guma si për 1 maj, emancipim me i ra tullë policit n’kry

- Advertisement -

Përfaqësuesit e VV-së, Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiu, sonte janë paraqitur në transmetuesin publik në prag të përvjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili është nesër.

Kurse në kanalin tjetër T7, autori i Pressing ka ironizuar në studio nëse me këtë rast duhet “me qitë pishën, apo me shtru iftar”.

I ftuar aty deputeti i AAK-së, Bekë Berisha u reagoi me ironi “me kall guma për 1 Maj edhe me këqyr zjarrin”.

“Emancipuese t’u ja hi tullë policit në kry”, shtonte tutje Berisha.

Nesër Lëvizja Vetëvendosje shënon 20-vjetorin e themelimit të saj, e që në prag të 20-vjetorit, partia e udhëhequr nga Albin Kurti, ka dështuar për 30 herë ta konstituoj kuvendin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Të ngjashme

Të fundit