Bekë Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka folur pas dështimit të seancës së dytë për votimin e raportit të komisionit për verifikimin e mandateve.
Berisha ka deklaruar se të shtunën pason seanca tjetër, duke thënë se ose përfundon ose thirret seancë tjetër.
“Dështoi seanca pas 48 orëve e kemi tjetrën. Po seanca tjetër ose vazhdohet ose kryhet”, u shpreh shkurt Berisha për “Front Online”.