23 vjeçarja që u lëndua të enjten për shkak rënies së çatisë së Komunës së Re të Prishtinës, i është nënshtruar mbrëmë një operacioni, ndërkohë trajtimi i saj është duke vazhduar në Mjekimin Intenziv Qendror.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.
Berisha i ka uruar shërim të shpejtë Elzës.
https://m.facebook.com/beke.berisha.7/posts/25473012578964633?ref=embed_post&wtsid=rdr_0ks9Qbl8LyEEEuo7o
E lënduara është Elza Ujkani, motra e deputetes së VV-së, Fjolla Ujkani.
Vetë deputetja me anë të një postimi në “Facebook”, ka kërkuar lutje për motrën e saj.
“Sot, ditë e xhuma! Lutemi për ty, Elza”, shkroi ajo.
Detaje mbi gjendjen e saj sot për Insajderin ka dhënë shefi i këtij reparti, Shaqir Uka.
Trajtimi i saj është bërë në gjendje të fjetur, momentalisht thotë se gjendja e saj relativisht është stabile.
“Pacientja që i referoheni pas kryrjes së ekzaminimeve ajo është dashur që t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik në orët e mbrëmjes nga ekipa e mjekëve neurokirurg për shkak të lëndimeve që ka pësuar në regjionin e kokës. Pas intervenimit kirurgjik, pacientja ndodhet në Mjekimin Intenziv ku edhe më tutje do të marrë tretmanin”, ka thënë ai.
“Gjendja e saj është relativisht stabile për momentin këto parametrat vital edhe pse lëndimet janë serioze. Pacientatja është flejtur nën ndikimin e bararërave”, ka deklaruar ai për Insajderin
Theksojmë se si pasojë e erërat e forta është demoluar kulmi i Komunës së re të Prishtinës, duke e hedhur tërësisht në tokë. Kryetari i komunës, Përparim Rama ka kërkuar hetim të rastit.