7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Bekë Berisha pas sulmeve mbi policinë e Kosovës në veri: I gatshëm në mbrojtje të Atdheut

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha ka reaguar pas sulmeve që janë bërë mbi policinë e Kosovës nga disa persona në Veri të Kosovës e që për momentin nuk dihet se kush janë.

Sipas tij sulmet e tilla mbi policinë e Kosovës janë të planifikuara më herët.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë që të jenë më të vëmendshme.

Reagimi i plotë:

Invazioni rus në Ukrainë është plan i hershëm i përgatitur nga shërbimet e këtij shteti. Pasi që Rusia ka ngecur dhe është ndalur nga rezistenca e pashoq e Ukrainasve, synimet e saj janë destabilizimi i Ballkanit Perëndimor.

Sulmet e tilla si këto ndaj policisë së Kosovës janë të planifikuara kohë më herët. Institucionet e sigurisë duhet të qëndrojne vigjilente dhe të vendosura që të zbatojnë ligjin në tërë territorin e Kosovës, sulmeve terroriste t’u përgjigjen me vendosmëri, me dyfishin e forcës.

Kujtojmë se këto sulme vijnë pas furnizimit me armë ofanzive nga Kina nga shteti serb, duke realizuar pikë për pike planet e Putinit, si dhe pas deklaratave nxitëse të Vuçiqit.

Qytetarët e Kosovës nuk duhet të panikohen, por e kemi obligim që ta mbushim Fondin për Siguri. Përtej vendit tonë nuk kemi ku të shkojmë.
Në këtë situatë jemi gjithë bashkë, gjithmonë të gatshëm në mbrojtje të Atdheut.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit