26.6 C
New York
Saturday, June 21, 2025

Buy now

Bekë Berisha ironizon: Tu e ndalë gjakderdhjen financiare, u habiten e ndalen KEK-un

- Advertisement -

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ironizuar me qeverinë në detyrë lidhur me situatën energjetike në vend.

“Tu e ndalë gjakderdhjen financiare, u habiten e ndalen KEK-un”, ka shkruar ai, duke aluduar në premtimet e Vetëvendosjes për gjakderdhje financiare.

Kompania për furnizim me rrymë, KESCO, dje paralajmëroi se do të kishte mungesë të theksuar të prodhimit vendor dhe kërkoi nga qytetarët ta kursejnë atë. Por, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka ngulur këmbë se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në vend gjatë fundjavës.

Për krizë energjetike kanë folur sot edhe deputetë tjerë pas seancës në Kuvendin e Kosovës.

Ajo e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se derisa ngërçi po vazhdon në Kuvend, “Kosova është buzë kolapsit”.

Të ngjashme

Të fundit