Muharrem Beka, kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve ndonëse pozitive, e sheh të mangët dhe të pamjaftueshme rritjen e premtuar prej 55 eurove nga Qeveria aktuale, pasi thotë se i kanë pagat më të ulëta
Zjarrfikësit aktualisht kanë pagë bazë 550 euro, ndërsa që paga bazë sipas rritjes së premtuar do të shkojë në 660 euro.
“Çdo rritje e pagave është pozitive, mirëpo kur e kemi parasysh koston dhe shpenzimet dhe inflacionin, atëherë kjo rritje po foli për shërbimin e zjarrfikësve në Kosovë, është e mangët dhe unë mendoj që të gjitha kategoritë tjera kanë të njëjtin mendim, sepse kjo pagë nuk mjafton për të pas një mirëqenie sadopak sepse e dimë çfarë çmime kemi ndoshta me të larta se në Evropë. Kjo ngritje e pagës te zjarrfikësit nuk ka ndikuar, nuk e kanë prit të kënaqshme edhe të mjaftueshme për shkak se ne kemi edhe probleme tjera, edhe jemi në raport me shërbimet dhe kategoritë tjera të gjitha jemi të ranguar me pagën më të ulët le të themi ashtu. Edhe për nga shërbimet emergjente me polic, gardian, doganier e kemi koeficientin më të ulët, madje zjarrfikësit nuk kanë as rrezikshmëri në punë, e kishim deri në ligjin për paga në vitin 2022 kshtu që kjo është e pamjaftueshme. Sepse me një pagë të zjarrfikësit 550 euro është e pamundur të ketë një mirëqenie ose një jetë të dinjitetshme me këtë pagë kur e dimë që kemi obligime të shumta familjare”.
Ai për dokumentarin Expose shprehet tejet kritik ndaj Qeverisë së Kosovës për mos rritje të pagave më herët, teksa thotë se ajo ua ka ndalur dhe shtesat për rrezikshmëri.
“Unë mendoj që kjo qeveri nuk ish dashur me dal tash me këtë rritje sepse buxheti nuk është që nuk ka mjete është dashur më herët sepse këto probleme janë të kahmotshme. Në 2018 ka qenë paga 525 euro, e 525 e kemi tash në 2024 kur e krahasojmë rritjen e inflacionit dhe fuqinë blerëse mund të them që 50% ka ngritje te çmimeve në vitin 2024. Kjo rritje është e pamjaftueshme”, tha Beka.
“Qeveria e Kosovës na i ka largu rrezikshmërinë pa na njoftuar fare, na nuk e dimë pse, kemi kërku sqarime kemi pas edhe 2 protesta para qeverisë por deri më tani nuk kemi një përgjigje”, shtoi ai.