Beka: Prokurorët nuk duhet të shkojnë në zyrën e kryeministrit

“Sa vite kam punuar, gjithmonë na ia janë përgjigjur edhe deputetët edhe ministrat edhe kryetarët e shtetit”.
Për gjithë vitet që ka shërbyer në drejtësi, nuk ka pasur rast që zyrtarët e shtetit të kenë kërkuar të merren në pyetje në zyrat e tyre.
Për ish kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Imer Beka, prokurorët nuk duhet asnjëherë të shkojnë në zyrën e një kryeministri për të marrë atë në pyetje – siç ka kërkuar kryeministri Albin Kurti.
Beka thotë se kjo gjë është e palejueshme.
Beka tregon për rastet se kur prokurorët mund të marrin dëshminë jashtë zyrave të tyre.
E gjatë ditës së hënës, edhe pse kryeministri u kthye nga udhëtimi zyrtar në Slloveni, nuk pranoi asnjëherë të përgjigjej para gazetarëve se a do t’i përgjigjet ftesës së radhës nga Prokuroria.
Pa përgjigje gjatë këtyre dy ditëve kanë qenë edhe nga Prokuroria Speciale.
Ky institucion nuk ka dhënë detaje se a është bërë gati ftesa e dytë për kryeministrin e vendit Albin Kurti dhe nuk treguan nëse i njëjti do të vijë në Prokurori apo prokurorët do të shkojnë në zyrën e tij siç ka kërkuar ai.
Prokuroria Speciale javën e kaluar i ka dërguar ftesë kryeministrit të vendit, Albin Kurti që të dëgjohet si dëshmitar për rezervat shtetërore.