15.4 C
New York
Friday, November 7, 2025

Buy now

Bejta e LDK-së e bën hor Fitore Pacollin: Rruga Prishtinë-Prapashticë ekziston prej 1976, veç Qeveria duhet ta mirëmbajë

- Advertisement -

Fiknete Bejta e LDK-së i ka reaguar deputetës së VV-së, Fitore Pacolli e cila tha se rruga Prishtinë-Prapashticë do të ndërtohet gjatë mandatit të Hajrulla Çekut, shkruan Periskopi.

E Bejta ia ktheu Pacollit, duke ia rikujtuar se kjo rrugë ekziston prej vitit 1976 dhe kërkon vetëm mirëmbajtje nga Qeveria- jo ndërtim nga e para.

Postimi i plotë:

Postimi i plotë:

Fitore, rruga Prishtinë–Prapashticë ekziston që nga viti 1976 — është rrugë magjistrale!
Para se të flisni për ndërtim, informohuni: ajo rrugë ka nevojë vetëm për mirëmbajtje nga qeveria, jo për ndërtim nga e para.
Edhe për “shkurtim distance” prej 8 km s’ka as shansë teorike, as praktike.
S’është keq ndonjëherë me pas pak ide për çka flitet, sidomos kur bëhet fjalë për infrastrukturë që ekziston prej gjysmë shekulli.

 

Të ngjashme

Të fundit