Home Ballina “Bëjmë thirrje për qetësi”, Britania e Madhe e dënon vrasjen e policit

“Bëjmë thirrje për qetësi”, Britania e Madhe e dënon vrasjen e policit

0
“Bëjmë thirrje për qetësi”, Britania e Madhe e dënon vrasjen e policit

Britania e Madhe ka reaguar ka reaguar pas tensioneve në veri ku një polic mbeti i vrarë.

Në reagimin e publikuar nga ambasada britanike në Kosovë, është dënuar “sulmi i dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës në Banjska/Banjskë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”.

Po ashtu, ambasada ka ngushëlluar për vrasjen e policit Afrim Bunjaku.

“Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen dhe kolegët e policit të Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë në krye të detyrës. I urojmë shërim të shpejtë oficerëve të plagosur në sulm. Ne bëjmë thirrje për qetësi dhe për zgjidhje paqësore të situatës së vazhdueshme në Banjskë”, thuhet në reagimin në Twitter.

Britania e Madhe tha se institucionet e Kosovës duhet të lejohen të hetojnë dhe të identifikojnë autorët e këtij sulmi të tmerrshëm, në mënyrë që ata të sillen para drejtësisë në përputhje me sundimin e ligjit.

Exit mobile version