Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka komentuar seancën e sotme.
Ai ka thënë se VV-ja dështoi ta katapultojë një kandidate përçarëse, përmes votës së territ.
Postimi:
PDK-ja ia solli një fitore të madhe opozitës
Deputeti Albin Kurti, që nga 19 prilli, ka hy në një kurs intensiv me titullin “Demokracia, Kushtetuta, Ligjet, dialogu, kompromisi…”.
Dalëngadalë do t’i mësojë të gjitha. Ulja në tavolinë është fitore e madhe e PDK-së që ia solli opozitës!
Takimi, mbi të gjitha, e nxori në sipërfaqe pafuqinë politike të Kurtit dhe të VV-së dhe parandaloi fajësimin e padrejtë të opozitës për bllokimin e konstituimit të Kuvendit.
Tentim manipulimi i procesit të konstutuimit të Kuvendit të Kosovës, përmes votës së fshehtë, u shua ende pa nisur seanca.
Kushtetuta, ligjet, normat, parimet dhe transparenca janë armiqtë më të mëdhenj të Kurtit dhe VV-së.
Ata dështuan të katapultojnë një kandidate përçarëse, përmes votës së territ, duke insistuar në votën e fshehtë, jo transparente, që nuk buron nga vullneti i qytetarëve, por nga tezgat e pazareve!
PDK-ja edhe një herë dëshmoi se është parti e guximshme, që udhëhiqet nga vlerat dhe parimet e interesit shtetëror.