Kandidati për deputet nga PDK, Artan Behrami u ka bërë thirrje diasporës që të regjistrohen për zgjedhjet e 28 dhjetorit, shkruan Periskopi.
Behrami tha se “kontributi i diasporës ka qenë përcaktues për çlirimin, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës”.
“Më 28 dhjetor, ju duhet të bëheni hisedarë në festën e madhe të qeverisjes dhe atë të ndërrimit të motmoteve”, shkroi mes tjerash Behrami.
Postimi i plotë:
Unë jam prodhim i diasporës. I rritur dhe i shkolluar ne Gjermani, në Holandë dhe në Austri.
Mbi 90% të anëtarëve të familjes sime jetojnë në diasporeë.
Kontributi i dieapsorës ka qenë përcaktues për çlirimin, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Më 28 dhjetor, ju duhet të bëheni hisedarë në festën e madhe të qeverisjes dhe atë të ndërrimit të motmoteve.
Prandaj, ju ftoj të gjithëve që jetoni në diasporë që të regjistroheni në këtë link.
Regjistrohu për të votuar jashtë Kosovës
Afati i fundit: 6 dhjetor 2025
Regjistrimi mund të bëhet: https://diaspora.kqz-ks.org/sq/
Për detaje rreth regjistrimit përmes postës:
https://kqz-ks.org/regjistrimi-per-votim-jashte-kosoves/






