Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, tha se të propozohen nga Vetëvendosje pesë dështakë para Glauk Konjufcës është fyerje.
Postimi i plotë:
Nuk e di qysh mundet me ndejt edhe një minutë Glauk Konjufca në Lëvizjen Vetëvendosje.
Me propozu kjo parti pesë dështakë para emrit të tij, është, mbi të gjitha, fyerje.
Albini, në Konferencën e Ambasadorëve, u ka thënë të gjithëve se Donika Gërvalla do të jetë ministre e Jashtme nëse ka Qeveri nga kjo parti.
VV-ja edhe ashtu e ka përjashtuar Konjufcën edhe nga posti i ministrit edhe nga posti i kryeparlamentarit.
Glauk, jep dorëheqje nga VV-ja. Ti vlen më shumë se kaq!