Suspendimi i Dialogut Strategjik që erdhi me vendim të Departamentit amerikan të Shtetit, sipas deputetit të PDK-së, Artan Behrami, është goditje ndaj Vjosa Osmanit, Presidente e Kosovës, kur kjo e fundit u rirreshtua me Albin Kurtin.
“Ato kinse fërkimet që Vjosa Osmani i ka pas me Albin Kurtin kanë qenë artificiale. Suspendimi i Dialogut Strategjik ka qenë goditje amerikane ndaj Vjosa Osmanit se sa ndaj Albin Kurtit, sepse iniciativë e saj ka qenë. Në momentin që Vjosa nuk ëshjtë shkëput nga Albin Kurti, ka pasur një veprim të tillë. Por, ajo temë i takon të së kaluarës. Këta kanë abuzu me marrëdhëniet me Amerikën”, tha Behrami në Klan Kosova.






