Deputeti i betuar i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami foli për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, duke thënë se në rrethanat që gjendemi, kjo duhej të bëhej duke u bazuar në një debat publik.

Ai tha gjithashtu se kjo duhej të bëhej edhe duke marrë mendime nga shumë palë.

“Vazhdimi i mandatit të EULEX-it në kohën, në rrethanat dhe momentumin që gjendemi, mendoj që është dashur të bëhet duke u bazuar ndoshta edhe në një debat publik, por edhe duke marrë mendimet nga shumë palë, meqë EULEX-i nuk është  vetëm një organ i cili në të kaluarën është përkujdesur për sigurinë e vendit, është përkujdesur edhe për gjyqësinë dhe ka pasur kompetenca shumë më të mëdha edhe në shumë fusha”, u shpreh ai në klan kosova.

Behrami tutje tha se Gjykata Speciale e sheh Policinë tonë si polici të kriminalizuar.

“Tani mandati i EULEX-it është kryesisht funksionon si një mekanizëm i Gjykatës Speciale dhe unë mendoj që Kosova është dashur të paktën të provojë të dialogojë me përfaqësues të Bashkimit Evropian për të krijuar ndoshta një nen në këtë këmbimin e letrave, ku EULEX-i mund të marrë edhe një rol të cilin Gjykata Speciale nuk ia beson Policisë së Kosovës fatkeqësisht, sepse Gjykata Speciale edhe më tutje Policinë e Kosovë e sheh si një polici e kriminalizuar”, u shpreh tutje ai