Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka ftuar qytetarët që ta dalin në protestën e 17 shkurtit kundër Gjykatës Speciale.
Ai ka bërë me dije se kjo gjykatë bashkë me Serbinë dhe bashkëpuntorët e tyre në Kosovë dhe në perëndim kanë intesifikuar përpjekjet për të nxjerrë nga moçali llumin e desinformatave kundër UÇK-së.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se edhe me tutje ka njerëz që i besojnë narracionit serb mbi historinë e Kosovës, sesa protagonistëve të kësaj historie.
“Gjykata Speciale, bashkë me Serbinë dhe bashkëpuntorët e tyre në Kosovë dhe në perëndim, kanë intesifikuar përpjekjet për të nxjerrë nga moçali llumin e desinformatave disa dekadëshe për të krijuar një ambient të pranimit të dënimit të mundshëm të krerëve të UÇK-së. Pak e frikshme që edhe më tutje ka njerëz që më shumë i besojnë narracionit serb mbi historinë e Kosovës, sesa protagonistëve të kësaj historie! Prandaj, më 17 shkurt, në ora 14:00, të gjithë në Sheshin Skënderbeu, marshojmë për drejtësi!”, ka shkruar ai.






