19.7 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

Behrami: Shteti po shkon drejt kolapsit nga një kryeministër hileqar-Policët pa shtesa, rryma shtrenjtohet

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, e ka kritikuar ashpër qeverinë në detyrë.

Ai ka bërë me dije se qytetarët po jetojnë në një anarki dhe në një pasiguri totale.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka përmendur mungesën e shtesave për policët dhe shtrenjtimin e rrymës.

Sipas tij, shteti po shkon drejt kolapsit.

“Ne po jetojmë në anarki dhe në pasiguri totale. Shteti po shkon drejt kolapsit nga një kryeministër hileqar, që shkel ligjet, rregullat dhe kushtetutën. Që policët, ushtarët, mjekët, zyrtarët shtetërorë i sheh si mjet për shërimin e traumave personale përmes shtypjes, denigrimit, nënshtrimit! Rryma shtrenjtohet, policët mbesin pa shtesa, qytetarët vriten në vendet e tyre të punës”, ka shkruar Behrami.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit