22.2 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Behrami: Salla e gjyqit në Hagë ishte shumë e vogël për të zënë padrejtësinë ndaj krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të njëanshëm.

Behrami ka thënë se salla e gjyqit, që nga fillimi, ka qenë shumë e vogël për të zënë gjithë padrejtësinë dhe pabarazinë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai shton se as Kosova nuk ka qenë e mjaftueshme për të përballuar urrejtjen, manipulimet, intrigat, kërcënimet, shantazhin dhe përndjekjen që, sipas tij, janë zhvilluar nga ana e Gjykatës Speciale.

“Kosova ka qenë shumë e vogël për të zënë gjithë urrejtjen, manipulimet, intrigat, kërcënimet, shantazhin, përndjekjen që ka zhvilluar Gjykata Speciale. Por, në fund, ky do të jetë triumfi më i madh i drejtësisë mbi padrejtësinë! Historia nuk ndryshohet”.

Të ngjashme

Të fundit