Artan Behrami, deputet i zgjedhur i PDK-së, ka reaguar pas raportimit të Nacionales për ligjëratën e Gjykatës Speciale në shkolla të mesme.
Ai ka ftuar institucionet e arsimit të lartë e të ulët të mos bashkëpunojnë.
Postimi:
Zyrtarë të Gjykatës Speciale me aprovimin e menaxhmentit të Gjimnazit “Xhevdet Doda”, shkojnë dhe u mbajnë ligjerata nxënësve të kryeqytetit.
E pabesueshme!
Ligjeratë qysh UÇK-ja qenka organizatë e përbashkët kriminale a?
Qysh, UÇK-ja ka bërë spastrim etnik në Kosovë a?
E firkshme!
Ftoj të gjithë prindërit që të mos lejojnë pjesëmarrjen e fëmijëve të tyre në këto ligjerata!
Ftoj të gjitha institucionet e Arsimit të Ulët dhe të Lartë që të refuzojnë çfarëdo bashkëpunimi me këtë gjykatë






