4.2 C
New York
Thursday, January 22, 2026

Buy now

Behrami reagon pas raportimit se Gjykata Speciale mban ligjërata qysh UÇK-ja qenka organizatë kriminale

Artan Behrami, deputet i zgjedhur i PDK-së, ka reaguar pas raportimit të Nacionales për ligjëratën e Gjykatës Speciale në shkolla të mesme.

Ai ka ftuar institucionet e arsimit të lartë e të ulët të mos bashkëpunojnë.

Postimi:

Zyrtarë të Gjykatës Speciale me aprovimin e menaxhmentit të Gjimnazit “Xhevdet Doda”, shkojnë dhe u mbajnë ligjerata nxënësve të kryeqytetit.

E pabesueshme!

Ligjeratë qysh UÇK-ja qenka organizatë e përbashkët kriminale a?

Qysh, UÇK-ja ka bërë spastrim etnik në Kosovë a?

E firkshme!

Ftoj të gjithë prindërit që të mos lejojnë pjesëmarrjen e fëmijëve të tyre në këto ligjerata!

Ftoj të gjitha institucionet e Arsimit të Ulët dhe të Lartë që të refuzojnë çfarëdo bashkëpunimi me këtë gjykatë

Të ngjashme

Të fundit