24.5 C
New York
Friday, August 15, 2025

Buy now

Behrami reagon pas kërkesës së Speciales për t’ia ndaluar vizitat Thaçit: “Kjo ndodh vetëm në regjime totalitare”

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pasi prokuroria e Dhomave të Specializuara  ka kërkuar që Thaçit t’i ndalohen vizitat në paraburim nga 14 persona, përfshirë edhe 3 vëllezërit e tij.

Ai ka bërë me dije se vetëm në regjime totalitare u ndalohet të paraburgosurve takimi me vëllezër ose bashkëpunëtorë të ngushtë!

Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se prokuroria e Speciales po e pranon edhe vetë se krejt procesi gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së është politik.

Reagimi i plotë:

Vetëm në regjime totalitare u ndalohet të paraburgosurve takimi me vëllezër ose bashkëpunëtorë të ngushtë!

Prokuroria e Gjykatës Speciale kërkon t’ia ndalojë vizitat e vëllezërve dhe të bashkëpunëtorëve të Presidentit Thaçi.

Një nga arsyetimet ishte: “Po ia mundësojnë Thaçit mbështetjen dhe përditësimin me situatën politike dhe ekonomike në Kosovë”

Aha.!

Pra, ideja e mbajtjes së tij në paraburgim qenka që ai të shkëputet tërësisht nga ngjarjet politike në Kosovë.

Prokurori edhe vetë e pranon se krejt procesi gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së është politik.

Të ngjashme

Të fundit