Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pasi prokuroria e Dhomave të Specializuara ka kërkuar që Thaçit t’i ndalohen vizitat në paraburim nga 14 persona, përfshirë edhe 3 vëllezërit e tij.
Ai ka bërë me dije se vetëm në regjime totalitare u ndalohet të paraburgosurve takimi me vëllezër ose bashkëpunëtorë të ngushtë!
Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se prokuroria e Speciales po e pranon edhe vetë se krejt procesi gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së është politik.
Reagimi i plotë:
Vetëm në regjime totalitare u ndalohet të paraburgosurve takimi me vëllezër ose bashkëpunëtorë të ngushtë!
Prokuroria e Gjykatës Speciale kërkon t’ia ndalojë vizitat e vëllezërve dhe të bashkëpunëtorëve të Presidentit Thaçi.
Një nga arsyetimet ishte: “Po ia mundësojnë Thaçit mbështetjen dhe përditësimin me situatën politike dhe ekonomike në Kosovë”
Aha.!
Pra, ideja e mbajtjes së tij në paraburgim qenka që ai të shkëputet tërësisht nga ngjarjet politike në Kosovë.
Prokurori edhe vetë e pranon se krejt procesi gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së është politik.