15.9 C
New York
Friday, October 17, 2025

Buy now

Behrami: Qeveria e Shqipërisë po mban barrën që duhej ta mbante Kosova për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka deklaruar se protesta madhështore në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dëshmoi  frymën e bashkimit mbarëkombëtar dhe mbështetjen e fuqishme për krerët e UÇK-së.

Sipas tij, qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora u bashkuan në këtë protestë të cilën e quajti “Udha e shkronjave të UÇK-së”.

Behrami kritikoi institucionet e Kosovës për siç tha ai mospërkrahjen konkrete dhe financiare për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai gjithashtu vlerësoi angazhimin e kryeministrit Edi Rama në arenën politike dhe diplomatike për çështjen e UÇK-së, duke nënvizuar se kjo ka munguar nga ana e shtetit të Kosovës.

“Ka pasur një mbështetje të madhe në sheshin “Skënderbej” edhe njëherë shërbeu si shesh i frymëzimit të bashkimit të shqiptarëve dhe natyrisht që ishte një protestë madhështore në mbrojtje të krerëve të UÇK-së, këtu erdhën të gjithë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi nga diaspora dhe këtë udhëtim, këtë udhë që kanë marrë të gjithë protestuesit e kemi emëruar edhe si Udha e shkronjave të UÇK-së, ku sheshi Skënderbe u mbush përplot me njerëz, qytetarët e Kosovës në masë të madhe janë mbështetur nga Qeveria e Shqipërisë, në mungesë të shtetit të Kosovës i cili tash e pesë vite nuk kanë bërë as sa duhet për krerët e UÇK-së, nuk kanë bërë po ashtu financimin si duhet për të siguruar në mbrojtje të dinjitetshme për krerët e UÇK-së, ardhja në Tiranë, është kryeqyteti i cili që 5 vite ka mbështetur Kosovën, ka mbështetur krerët e UÇK-së, Rama në vazhdimësi e ka bërë betejën politike diplomatike të cilën shteti i Kosovës nuk e ka bërë”, ka deklaruar Behrami.

Të ngjashme

Të fundit