0.7 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

Behrami publikon fletëvotime të reja: Ky nuk është tren bullgar, por inxhiniering shtetëror i Albin Kurtit

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashpër pas publikimit të disa pamjeve që, sipas tij, dëshmojnë keqpërdorime të mëdha në procesin zgjedhor, shkruan Scanner.

“Keqpërdorimi është aq masiv, saqë ky nuk është as tren bullgar. Ky është inxhiniering shtetëror i Albin Kurtit,” ka deklaruar Behrami.

Ai ka shtuar se në proces janë gjetur “aq shumë fletë pa vulë, me numra të çrregullt serikë, saqë këtu nuk bëhet fjalë për një grusht fletëvotimesh, por për dengje të tëra që kanë qenë në duart e njerëzve të VV-së përpara se të fillonte procesi zgjedhor.”

Behrami ka publikuar edhe një video, ku, sipas tij, shihet një fletëvotim pa vulë, si dëshmi e parregullsive që po pretendohet se kanë ndodhur gjatë zgjedhjeve.

https://www.facebook.com/reel/1365321321356492/

Të ngjashme

Të fundit