23.7 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Behrami: Po zhvillohet garë e nxehtë mes VV-së dhe Nazim Bllacës se kush po e sulmon më fort Hashim Thaçin

- Advertisement -

Deputeti i PDK, Artan Behrami, ka thënë sot po zhvillohet garë e nxehtë mes VV-së dhe Nazim Bllacës se kush po e sulmon më fort Hashim Thaçin, raporton Scanner.

Në një postim në Facebook, Behrami thotë se mezi po pres me i pa emisionet e televizioneve në vitin 2030 që flasin për fabrikim të rasteve gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së!

Postimi i plotë:

Këto ditë të nxehta vere është duke u organizuar një garë fyta-fyt ndërmjet VV-së dhe Nazim Bllacës se kush po e sulmon më fort Hashim Thaçin.

Mezi po pres me i pa emisionet e televizioneve në vitin 2030 që flasin për fabrikim të rasteve gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së!

Nuk keni mbledhur mend!

Gjithmonë në anën e kundërt të historisë keni qenë!

Të ngjashme

Të fundit