“Çfarë kemi bërë ne, është sidomos 10-shja e parë prej gjithë listave të Partisë Demokratike të Kosovës është një reflektim edhe gjeografik, por mbi të gjitha është edhe një skicim i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës se si duhet të jetë në të ardhmen. 10-shja e parë, është 10-shja që është personifikim edhe i imazhit të kryetarit dhe të kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza. Pra aty ka njerëz siç është Arben Mustafa, për të cilin grupi parlamentar ka pasur nevojë për një ekonomist të shquar. Janë poashtu një përfaqësim rajonal në kuptimin e gravitetit të votës, ku e keni Uran Ismajlin, dega më e madhe në fakt dhe në Kosovë, jo e Partisë Demokratike të Kosovës, por dega mëe madhe në Kosovë për nga numri i banorëve që është Prishtina.”, shtoi tutje Behrami.






