Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami tha se prej tre muajsh, qytetarët e Mitrovicës janë siç u shpreh ai, në terror nga vizitat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Ai u shpreh se Kurti u mundua me çdo kusht të bëjë trysni, madje tha se vetëm sa nuk e ndërroi mbiemrim.
Behrami gjithashtu tha se fitorja e Faton Pecit është rezultat i një manipulimi, përcjell Klankosova.tv.
“Që tre muaj qytetarët e Mitrovicës janë nën terror nga një kryeministër që kolonat e automjeteve të blinduara i ka deri në 1 kilometër dhe përtej terrorit, qytetarët e Mitrovicës në dy palë zgjedhje, edhe në rundin e parë edhe në balotazh kanë mbetur të habitur nga rezultatet të cilat kanë qenë në shpërputhje me atmosferën dhe me takimet që i ka pasur edhe Arian Tahiri edhe të tjerët në Mitrovicë”.
“Këtu kanë ndodhur shumë gjëra të çuditshme dhe ka disa argumente. Argumente politike, por argumente dhe fakte të cilat ne i kemi gjetur në kutitë e votimeve”.
“Argumentet politike janë që e kemi pasur 24 orë një kryeministër në detyrë, i cili ka ardhur në Mitrovicë dhe është mundur që të shantazhojë, kërcënojë qytetarë në baza ditore”
“Sa nuk ndërroi edhe mbiemrin, me bë Albin Peci, u mundua me çdo kusht dhe kjo trysni e tij e tregon këtë mbulimin e e manipulimit që ka ndodhur, sepse ka dashur të tregojë që rezultati i fitores së Faton Pecit, është si rezultat i pranisë time. Por, në fakt po del që nuk është rezultat i pranisë së tij, por është rezultat i një manipulimi”, u shpreh Behrami.






