9.2 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Behrami: Për Kurtin 40% të popullatës janë analfabetë, derisa 60% janë hajvanë

- Advertisement -

Kandidati për deputet i PDK-së, Artan Behrami, ka komentuar deklaratën e kryeministri Albin Kurti, i cili e ka quajtur opozitën “hajvana”.

Ai ia ka rikujtuar Kurtit që më herët edhe 40 për qind të popullatës së Kosovës i kishte quajtur analfabet.

Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se për Kurtin 40% të popullatës janë analfabetë, derisa 60% janë hajvanë

“Kur Albini i pat cilësuar 40% të popullatës analfabetë, pikë më pat mbet se këta 60% kah po mbesim?! Para disa ditëve u kry çdo sen! Sipas tij, 40% të popullatës janë analfabetë, derisa 60% janë hajvanë! Tash me mujtë me ditë në cilën pjesë të përqindjes bën ai pjesë?!”, ka shkruar Behrami.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit