15 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

Behrami për Gjykatën Speciale: Duhet të bëjmë patjetër një Rezolutë në Kuvend dhe t’iu shpërndahet vendeve mike!

- Advertisement -

Ish-këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami ka theksuar nevojën urgjente për rikthimin e drejtësisë në Gjykatën Speciale, duke kritikuar vonesat e institucioneve të Kosovës në adresimin e padrejtësive të këtij mekanizmi ndërkombëtar.

Ai ka shprehur shqetësimin se Kosova ka dhënë gjithçka për themelimin dhe operimin e Gjykatës Speciale, duke përfshirë ligje, kompetenca dhe besim të plotë për drejtësinë ndërkombëtare.

Megjithatë, sipas tij, kjo gjykatë ka keqpërdorur besimin e Kosovës dhe ka shkaktuar padrejtësi të mëdha ndaj krerëve të UÇK-së.

Behrami ka theksuar se për shkak të mungesës së veprimeve konkrete nga Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi, padrejtësitë kanë vazhduar për katër vite rresht.

“Fatkeqësisht, institucionet janë vonuar shumë që të kthejnë drejtësinë, të cilën na e ka marrë Gjykata Speciale. Kosova i ka dhënë gjithçka Gjykatës Speciale: ja kemi dhënë ligjin, ja kemi dhënë kompetencat, Gjykatën Kushtetuese, pra, në mirëbesim ia kemi dhënë shtetin e Kosovës. Gjykata Speciale e ka keqpërdorur skajshëm këtë gatishmëri të Kosovës, këtë besim që Kosova ka pasur në drejtësinë ndërkombëtare, evropiane. Ne jemi vonë, meqë institucionet e Kosovës, Qeveria, Presidenca, Kuvendi nuk kanë bërë asnjë hap për t’i adresuar shqetësimet të cilat janë ngritur tani e katër vite”, thotë Behrami.

Ai ka përmendur kritikën nga Shtëpia e Bardhë dhe ka sugjeruar që pas formimit të Kuvendit dhe Qeverisë, Kosova duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të rikthyer ligjshmërinë dhe drejtësinë në Hagë.

Kjo, sipas tij, mund të realizohet përmes krijimit të një komisioni hetimor në Kuvend, që do të shqyrtojë padrejtësitë e Gjykatës Speciale dhe do të përgatisë një raport për ta dërguar tek shtetet që financojnë këtë gjykatë.

“Për këtë kemi kritika edhe nga Shtëpia e Bardhë, ku zoti Grenell i kritikoi institucionet e Republikës së Kosovës që, për shkak të arsyeve politike, nuk kanë ndërmarrë asnjë hap ligjor për të rikthyer drejtësinë në Gjykatën e Hagës. Çfarë duhet të bëjmë ne urgjentisht, sapo të formohet Kuvendi dhe Qeveria, është që të ndërmarrim disa hapa për të rikthyer edhe njëherë ligjshmërinë në Hagë, sepse atje është duke u gjykuar historia e Kosovës. Ne duhet të veprojmë, së pari në Kuvend, duhet të krijojmë një Komision i cili heton të gjitha këto padrejtësi që kanë ndodhur në Gjykatën Speciale dhe këtë raport t’iu dërgojmë dhe komunikojmë me shtetet që e financojnë Gjykatën Speciale”, thotë Behrami.

Në këtë kuadër, ai ka theksuar rëndësinë e një Rezolute në Kuvendin e Kosovës, që do të shërbejë për të kërkuar mbështetje nga shtetet mike dhe për të njoftuar partnerët ndërkombëtarë mbi ndryshimin e qëndrimeve ndaj Speciales.

Po ashtu, ai ka theksuar nevojën për një koordinim të ngushtë me SHBA-të, të cilët tashmë kanë ndryshuar qëndrimin për këtë çështje.

Sipas ish-këshilltarit, rikthimi i ligjshmërisë në Gjykatën Speciale është një hap i domosdoshëm për të garantuar një proces të drejtë dhe transparencë për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë gjykatë.

“Duhet ta bëjmë patjetër një Rezolutë në Kuvendin e Kosovës, e cila duhet t’i shpërndahet shteteve mike. Ne duhet të nisim një komunikim me shtetet që financojnë Gjykatën Speciale dhe të koordinohemi me SHBA-të, sepse qëndrimi i tyre për Specialen tashmë ka ndryshuar dhe duhet të veprojmë bashkë me ta, në mënyrë që të gjejmë mekanizma se si ta rikthejmë ligjshmërinë e Gjykatës Speciale. Nuk bëhet fjalë këtu për shfuqizim, Hashim Thaçi dhe të tjerët e meritojnë një verdikt të pafajësisë”, shtoi ai për GazetaBlic.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit