26.1 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Behrami: PDK-ja po t’i kishte 48 deputetë, institucionet e Kosovës do t’i krijonte brenda ditës

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka deklaruar se PDK-ja po t’i kishte 48 deputetë institucionet e Kosovës do t’i krijonte brenda ditës.

I ftuar në emisionin “Ditari” në tëvë1, Behrami u shpreh se PDK-ja ka vend në shtet-ndërtimin e Kosovës dhe në krijimin e institucioneve demokratike.

Madje, ai ka shtuar se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Supreme e cila ka ndalua që ish-ministrat të jenë edhe ministra edhe deputetë.

“PDK që nga fillimi ka qenë bashkëpunuese dhe ka qenë në interesuar për të dalë nga kjo krizë politike, ka qenë e interesuar që të kemi sa më shpejt një konstituim të Kuvendit. Megjithatë ne jemi treguar të durueshëm që institucionet e Kosovës ta adresojnë këtë krizë, me që ne si parti kemi hise edhe në çlirim edhe në shtet-ndërtim të Kosovës, edhe në krijimin e institucioneve demokratike. Ne do të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimin e Gjykatës Supreme e cila ka ndalua që ish-ministrat e Kurtit të jenë edhe ministra edhe deputetë

“Askush nuk e dinë se çfarë sillet në mendjen e trazume të Kurtit i cili edhe më tutje është i burgosur në botëkuptimet e tij të cilat janë botëkuptime kundër shtetit të Kosovës sepse tash e 20 vite agjenda e LVV-së asnjëherë nuk ka ndryshua, ajo ka qenë gjithmonë një përpjekje për të dëmtuar shtetin e Kosovës. Nuk ka parti tjetër përveq LVV-së që me 48 deputetë nuk do t’i krijonte institucionet, pra po të kishte PDK-ja 48 deputetë, institucionet do t’i krijonte brenda ditës”, ka deklaruar Behrami.

Të ngjashme

Të fundit