23.4 C
New York
Saturday, March 29, 2025

Buy now

Behrami pasi Kurti ra pre e mashtrimit: Nxori në sipërfaqe yrnekun e komunikimit diplomatik të kryeministrit tonë

- Advertisement -

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pasi kryeminsitri Kurti ra pre e mashtrimit nga dy rusë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Behrami e quajti “të pabesueshme” mënyrën se si kryeministri Albin Kurti komunikon me diplomatë ndërkombëtarë.

Postimi i plotë:
Tragjikomedi! Fillimisht qesha, e kur e pashë përmbajtjen, me erdhi të qaj. E pabesueshme niveli me të cilin komunikon kryeministri Albin Kurti me diplomatë ndërkombëtarë!

Ajo çfarë u shpërfaq si mashtrim nxori në sipërfaqe yrnekun e komunikimit diplomatik të kryeministrit tonë, të cilin e aplikon me të gjithë përfaqësuesit shtetërorë.

Këta njerëz Kosovën përfundimisht e kanë vendosur në hartën e shteteve jo serioze!

Plot përfaqësues ndërkombëtarë na kanë thënë që diplomatët tallen me qëndrimet dhe komunikimin e Albin Kurtin.

Sot e mësuam nga dora e parë!

Ai gjithmonë e vendos interesin, inatin, egon e tij mbi interesin e Kosovës.

Por, inatet e traumat e tij asnjëherë nuk duhet të bëhen traumat e shtetit të Kosovës!

Çfarë naiviteti! Çfarë niveli! Çfarë mllefi! Çfarë urrejtje!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit