Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka komentuar paraqitjen e Xhelal Sveçlës dhe Albulena Haxhiut, një ditë para shënimit të 20 vjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Behrmai ka thënë se është e pabesueshme se sa mosmirënjohës janë për sakrificën dhe të arriturat e çlirimit, lirisë e shtetndërtimit.
Ai thaq se LVV nuk është kapëse e shtetit, por okupuese.
“E shikova debatin në RTK. Është e pabesueshme se sa bukëpërmbys janë këta njerëz. Sa mosmirënjohës për sakrificën, punën dhe të arriturat e çlirimit, lirisë dhe shtetndërtimit të shumë gjeneratave para tyre. Ajo që nisi në opozitë si çkapje e shtetit, VV-ja kur erdhën në pushtet e shndërroi në okupim. Këta nuk janë kapës të shtetit, këta janë okupues”, ka shkruar Behrami në Facebook.