11.9 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Behrami: Nga Albin Kurti e deri te militanti i fundit i VV-së, indirekt paguheni prej Devollit

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, thotë se thirrja për bojkot ndaj produkteve të kompanisë Devolli, është thirrje për t’i lënë pa punë mbi 5 mijë familje të Kosovës.

Ai shkruan:

“Të gjithë, nga Albin Kurti e deri te militanti i fundit i partisë që merrni pagë nga shteti, paguheni edhe me paratë e shtitjes së produkteve të Devollëve.

Në mënyrë indirekte, të gjithë jeni në ‘payroll’ të Devollëve!

Devollët, Kosovës çdo vit ia paguajnë direkt mbi 100 milionë euro tatim dhe punësojnë me mijëra qytetarë të Kosovës.

Thirrja për bojkotimin e produkteve të tyre është thirrje për t’i lënë pa punë mbi 5 mijë familje të Kosovës”

Të ngjashme

Të fundit