16.1 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

Behrami në SHBA, i kërkon Kongresit trajtimin e padrejtësive të Speciales ndaj krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, është pritur në një takim nga kongresmeni amerikan Pete Sessions, ku diskutuan për mbështetjen e SHBA-së ndaj Kosovës dhe rolin e Kongresit në avancimin e prioriteteve të saj.

Behrami kërkoi përkrahje për një proces të drejtë ndaj krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, transmeton klankosova.tv.

”Kosova është me të vërtetë e bekuar me miqësinë e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Pata kënaqësinë të pritem në një takim nga Kongresmeni shumë aktiv, Pete Sessions, përfaqësues i Partisë Republikane.

Diskutuam për rolin jetik të SHBA-së dhe të Presidentit Donald Trump në forcimin e sigurisë, paqes dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Kongresmeni Sessions tregoi interesim të veçantë për të kuptuar më mirë se si Kongresi amerikan mund të kontribuojë më shumë për të shtyrë prioritetet e shtetit të Kosovës në kongres.

Në takim shpjegova në hollësi procesin e deformuar përplot padrejtësi që është duke udhëhequr Gjykata Speciale kundër krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kërkova mbështetjen e tij për të adresuar këto shqetësime në kongres, për të shmangur çdo devijim të mundshëm dhe mundësuar një verdikt të pavarur, fer dhe të paanshëm”.

 

Të ngjashme

Të fundit