Kandidati për deputet i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se po tenton ta zvarrisë edhe me tej procesin zgjedhor.
“Pasi zvarriti për një muaj numërimin e votave, Albin Kurti, i mbështetur heshturazi nga një presidente që ka hequr dorë prej ushtrimit të postit të saj, po mundohet të blejë edhe më shumë kohë! Edhe në ditët dhe javët në vazhdim, ai do të tentojë të krijojë kriza, shtyrje, viktimizim, rivotim, rinumërim… i papenguar nga askush, aq më pak nga presidentja, që është garantuese e funksionimit të institucioneve! Në botën gjeopolitikisht të trazuar, Kosova sot po sillet si metropolitankat* e Prishtinës, në kohën kur kallej Drenica!”, ka shkruar Behrami