Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në “Click” të RTV21 kritikoi qëndrimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, duke e akuzuar atë për tentativë të rishkrimit të historisë kombëtare.
Sipas Behramit, Kurti promovon vetveten si figurë heroike “si Adem Jashari me aksione në veri, si Hashim Thaçi me shpalljen e pavarësisë, dhe si Ibrahim Rugova ose Adem Demaçi në politikën e jashtme”, duke shkelur realitetin dhe reduktuar ndikimin e institucioneve të deri tanishme mbi vendin.