18.2 C
New York
Saturday, May 17, 2025

Buy now

Behrami: Kurti po e izolon Kosovën, diaspora dhe miqtë ndërkombëtarë janë të shqetësuar

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, tha se qëndrimi i partisë për propozimin e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, mbetet i pandryshuar.

Ai krahasoi qasjen e kryeministrit Kurti me atë të kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke e cilësuar këtë të fundit si vizionar, ndërsa tha se Kurti e ka shndërruar Kosovën në “qendër izolimi”.

“Këto ditë qytetarët e Kosovës kanë pasë mundësi me i pa dy ngjarje, një lider vizionar siç është Edi Rama që e solli krejt botën atje, dhe e kemi Albin Kurtin që e ka shndërru Kosovën një qendër të izolimit. Ishte një vizitë disa ditore në Neë York, kam takuar komunitetin e shqiptarëve atje. Ata janë të shqetësuar për zhvillimet jo vetëm në Hagë por edhe për Kuvendin e Kosovës. Takimet e mia në kongres me dy kongresmenë kishin për temë këto, krijimin e institucioneve, padrejtësitë në Hagë dhe shkeljet e të drejtave të njeriut që po ndodhin atij”, tha Behrami.

Ai përmendi edhe një takim me Richard Grenell, të cilin e cilësoi si mik të Kosovës, duke theksuar shqetësimin e tij për situatën aktuale dhe nevojën për funksionalizimin e institucioneve.

“Ishte një takim miqësor me Grenell, ai është një mik i madh i Kosovës, është i shqetësuar për ngjarjet që po ndodhin në Hagë, shpresoj dhe besoj që sa më shpejt t’i kemi institucionet e Kosovës që sa më shpejt t’i adresojmë këto”, përfundoi ai.

Të ngjashme

Të fundit