Deputeti i PDK’së Artan Behrami, ka reaguar pas raportit të Reporterëve pa Kufinjë, ku Kosova u rendit e 99’ta sa i përket lirisë së mediave.

Behrami tha se Kurti deri me 9’ë shkurt u mundua të ketë një Qeveri pa media duke i bojkotuar, linçuar e përdhosur punën e tyre.

Ai tha se Albini mund ta lë Kosovën pa Parlament për një kohë, por kurrë pa gazetarë.

“Albini mund ta lë Kosovën për një kohë pa Parlament, pa Qeveri, por Kosova kurrë nuk do të mbetet pa media dhe pa gazetarë!”, ka shkruar Behrami.

Postimi i plotë:

Kurti dëshiron një Kosovë pa media! Presidenti i 3-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Thomas Jefferson, e ka një citat shumë të bukur, që pak a shumë thotë se do të zgjidhte mediat pa Qeveri përpara një Qeverie pa media.

Ndërsa, ky pengmarrësi ynë, Albin Kurti, që ka marrë rob shtetin e Kosovës, deri më 9 shkurt është munduar që të ketë një Qeveri pa media, duke bojkotuar, kërcënuar, linçuar, përdhosur punën e mediave në Kosovë.

Albini mund ta lë Kosovën për një kohë pa Parlament, pa Qeveri, por Kosova kurrë nuk do të mbetet pa media dhe pa gazetarë!

Ata, nesër, që në mëngjes i ka para zyrës së uzurpuar të Qeverisë dhe para zyrave të okupuar të Parlamentit deri në triumfin e së vërtetës mbi gënjeshtrën!