Behrami: Kurti, kësaj radhe do të rrëzohet në kleçkat e përgatitura për partitë e tjera

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po teston kufijtë kushtetues dhe po përmbys logjikën demokratike në vend.

Behrami tha se për herë të parë një parti refuzon marrëveshje, dialog dhe kompromis, duke shtuar se Kurti “nuk di dhe nuk do të qeverisë”, por kërkon përfitimet e pushtetit pa marrë përgjegjësi.

Ai paralajmëroi se, sipas tij, kësaj radhe Kurti do të përballet me pasojat e veprimeve të tij politike.

Të ngjashme

Të fundit