Artan Behrami, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka vlerësuar se lideri i VV-së, Albin Kurti, për dy dekada ka krijuar narracion të rrejshëm për procesin e dialogut në Bruksel.
Ai ka bërë me dije se në këtë narracion ai është munduar ta paraqes Serbinë si fituesve të këtij procesi.
Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se Kurti tani është duke e imituar sjelljen e Serbisë.
Postimi:
Tash e dy dekada, Kurti e ka krijuar narracionin e rrejshëm që përfituesja më e madhe e dialogut është Serbia.
Ai është i bindur se Serbia ka ‘përfituar’ në dialog duke qenë destruktive!
Në këtë mënyrë Kurti e ka skicuar rrugën që do ta rrahë.
Një rrugë pa aleatë, një rrugë ndryshe nga ajo që kemi ndjekur në dy dekadat e fundit, bashkërisht me aleatët tanë.
Kurti sot imiton Serbinë dhe Vuçiqin.
Ai me vetëdije sot po jetëson një doktrinë që fund e krye është doktrinë serbe!