25.3 C
New York
Tuesday, October 7, 2025

Buy now

Behrami: Kriza politike nuk po shkaktohet nga Kushtetuesja, por nga frika e Kurtit

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, është shprehur skeptik se do të ketë tejkalim të krizës politike pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Behramit, përgjegjës për krijimin e ngërçit politik në Kosovë nuk është as Gjykata Kushtetuese dhe as aktgjykimet e saj, por frika e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për t’u ballafaquar në Kuvend.

Postimi i plotë:

Unë jam shumë skeptik, sepse nuk është Gjykata Kushtetuese apo aktgjykimet e saj që e kanë krijuar këtë ngërç politik, por është frika e Albin Kurtit për t’u ballafaquar në Kuvendin e Kosovës, në mungesë të votave si kandidat për kryeministër. Ky është ankthi më i madh i tij, që mund të vijë një ditë kur ai e merr mandatin nga presidentja për të formuar qeverinë, por nuk i ka numrat. Për t’i ikur asaj dite, ai po përpiqet të krijojë kriza të paqena, rregulla të reja të paqena, duke shkelur Kushtetutën, ligjet dhe çdo praktikë parlamentare që ka ekzistuar deri më sot. Albin Kurti nuk i ka votat për t’u bërë kryeministër,” ka deklaruar Behrami në Tëvë1.

 

Të ngjashme

Të fundit